Lajmet e fundit

1 Tetori njihet si Dita ndërkombëtare e Personave të Moshuar.
Këtë vit Ministria e Shëndetësisë në Bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës do të shënojnë këtë ngjarje me moton “Qëndrueshmëria dhe gjithëpërfshirja moshore në mjedisin urban”.
Poashtu me rastin e shënimit të kësaj dite do të shpërndahen edhe fletuksha “Parandalimi i rrëzimeve te personat e moshuar”.
Specialisti i Shëndetit Publik në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik Naim Jerliu i tha Klan Kosovës se çdo i moshuar mbi moshën 65 vjeçare rrëzohet një herë në vit si në ambientin ku jeton ashtu edhe në hapësira publike, andaj për këtë fakt sipas tij është e nevojshme të vetëdijësohet popullata për kujdesin ndaj pleqve.
Sipas Jerliut të moshuarit po ballafaqohen me probleme të ndryshme si shëndetësore ashtu edhe shoqërore, njofton Klan Kosova.