Lajmet e fundit

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të miturit G. G., në kohëzgjatje prej një muaji, njofton Policia e Kosovës.
I mituri shqiptar, shtetas i Kosovës me vendbanim në Drenas, dyshohet se ditë më parë me dashje, me anë të përdorimit të forcës ka hapur kasafortën e xhamisë në fshatin Malishevë e Poshtme të Gjilanit, duke i marr shumën prej 400 euro nga kjo kasafortë.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.