Lajmet e fundit
Komisioni për Legjislacion pritet që të mërkurën të nxjerr në procedim amendamentin kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, sipas propozimit të qeverisë , i cili ka marrë dritën jeshile edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Komisioni duhet të procedojë me shqyrtimin e këtij amendamenti.
Por, ajo ka thënë tutje se do t’i njoftojë anëtarët e Komisionit edhe me dëmet, që sipas saj, i sjell Kosovës themelimi i Gjykatës Speciale.
Nisur nga qëndrimi i saj si kryetare e Komisionit, por edhe si deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka theksuar se do t’u kërkojë edhe anëtarëve tjerë të Komisionit për Legjislacion që të mos e përkrahin amendamentin e propozuar nga Qeveria për themelimin e kësaj gjykate.
Ndërkohë, deputeti nga radhët e LDK-së , Armend Zemaj, anëtar i Komisionit për Legjislacion ka thënë se çështja e amendamenteve është vetëm një procedurë e përcjelljes së tyre për në seancë plenare, transmeton REL.
Gjykata Speciale erdhi si ide pas raportit të senatorit zviceran Dick Marty të prezantuar në Këshillin e Evropës mbi supozimet e tij për trafikim të organeve të disa civilëve serbë nga disa ish-pjesëtar tëUÇK-së..
Tani i mbetet Kuvendit të Kosovës që me shumicën e dyfishtë prej dy të tratave të deputetëve, përfshi edhe ata të komuniteteve pakicë të miratojë ndryshimet kushtetuese për themelimin e kësaj kjykate.