Të mërkurën në orën 10:00, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në seancë plenare, në të cilën do të shqyrtojë për herë të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2017.
Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme të drejtuar nga kryetari Kadri Veseli, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare.
Në këtë seancë poashttu pritet të formohet Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, si dhe të shqyrtohet raporti vjetor i auditimit i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016, njofton Klan Kosova.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, u shqyrtua edhe propozimi për shpalljen publike për një anëtar në Bordin për Ankesa.
Kryesia autorizoi administratën e Kuvendit që të shpallë konkursin, konform dispozitave ligjore.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.