Lajmet e fundit

Sëmundja e fytit është infeksion i cili vjen nga faktorët infektive ose të skuqjes.
Shfaqet në përgjithësi te fëmijët e moshës nga 3 muaj deri në 3 vjet dhe në përgjithësi kap fëmijët meshkuj. Shfaqet papritur duke mbizotëruar në orët e natës dhe ndonjëhërë paraqitet me shenjat si të ftohjes.
Dhimbja në fyt me rastin e gëlltitjes, temperaturës së madhe, dhimbja e kokës, dhimbja në nyje dhe muskuj janë disa nga sëmundjët më të përhapura.
Më së shpeshti bëhët fjalë për inflamacion të shkaktuar nga streptokokza e cila përfshin fytin, bajamet apo nyjat limfatike në qafë.
Kjo sëmundje kërkon kurim, ndërsa terapia përcaktohet pas marrjes së strishës së fytit.
Mirëpo ka edhe receta popullore me ndihmën e të cilave mund të zbuten simptomat fillestare dhe dhimbjet e fytit.
Shembull: Katër lugë sherbele, zieni në dy gota ujë, lërëni të qëndrojë gjysmë ore, kullojeni dhe pastrojeni fytin disa herë gjatë ditës.
Edhe limoni ndihmon në zbutjen e dhimbjeve të fytit ose të bajameve, të mbahen nga dy copa limoni të pastruara dhe të thithen ngadalë.