Lajmet e fundit

Të mbijetuarit e kampit nazist Auschwitz, duke përkujtuar 70 vjetorin e çlirimit të këtij vendi, bënë thirrje gjithë botës për të mos lejuar më përsëritjen e krimeve të Holokaustit, në Poloni.
Rreth 300 të mbijetuar në Auschwitz, u kthyen për ceremoninë e tyre nën një tendë gjigante, në të ashtuquajturin ish kampi i vdekjes, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Ndërkaq ata nuk ndaluan së komentuari një gjë të tillë të tmerrshme duke kërkuar që e ardhmja e fëmijëve të mos përcillet me të kaluarën e tyre.
‘’Ne të mbijetuarit nuk duam të kaluarën tonë që të jetë e ardhme e fëmijëve tanë.’’ tha gjatë takimit perkujtimor, Roman Kent i mbijetuar i ish kampit të vdekjes në Poloni, i lindur në 1929.
Rreth 1.1 milion njerëz kryesisht hebrenjë mbetën të vrarë në kampin Auschwitz, në mes të 1940- 1945 nga gjenocidi i Gjermanisë naziste, transmeton Klan Kosova.