Lajmet e fundit
Një grup i të pakënaqurish brenda Lëvizjes Vetëvendosje do të largohen nga Lëvizja sot pasdite. Të pakënaqurit, pjesë e të cilëve janë edhe vëllai i Liburn Aliut, Fatosi dhe Arben Gecaj, do të formojnë një parit të re, të quajtur Fraksion +, transmeton Klan Kosova.

Nga Lëvizjes Vetëvendosje sot pasdite do të largohen një grup i të pakënaqurve, për të formuar një parti të re, “Fraksion +”.
Fraksioni i të pakënaqurve të kësaj Lëvizje sot pas dite do ta zyrtarizojnë ndarjen me një komunikatë për media, transmeton Klan Kosova.
Pjesë e Grupit të të pakënaqurve janë edhe vëllai i Liburn Aliut, Fatos Aliu dhe Arben Gecaj ish koordinator i Lëvizjes Vetëvendosjes, dega në Deçan, bënë të ditur Klan Kosova.
Arsye e ndarjes thuhet të jetë pakënaqësia në tretmanin ndaj tyre nga strukturat e Lëvizjes.
Ende nuk dihet sakt numri i atyre që do t’i bashkohen fraksionit të ri./Klan Kosova.