Lajmet e fundit

Problemet me funksionin e veshkave, janë ndër komplikacionet më të shpeshta për të cilat pacientët paraqiten në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore.
Ndërsa mjekët sqarojnë se sëmundja Renale Kronike (SRK) nënkupton një dëmtim kronik dhe progresiv të veshkave.
Mos neglizhoni kryerjen e kontrollave të tensionit të lartë të gjakut, ndryshoni mënyrën e jetesës, duhet të respektoni dietën e rekomanduar nga mjeku dhe të pakësoni sasinë e kripës në ushqim.
Mbani nivelet e sheqerit në gjak në nivelet e rekomanduara, kjo është e domosdoshme sidomos për ata që vuajnë nga diabeti.
Ruani nivelin e yndyrave në gjak Niveli i yndyrave në gjak shikohet në një analizë gjaku të bërë esëll në mëngjes. Në rast se e keni nivelin e kolesterolit mbi 240 mg/dl, keni risk më të lartë për sëmundje të zemrës.
Duhet të evitoni përdorimin e antiacideve që përmbajnë magnesium, përdorni aspirinë vetëm nëse iu rekomandohet nga mjeku, anti-inflamatore jo steroide si përshembull Ibuprofen, laxativet, vitaminat apo suplementet ushqimore që përmbajnë kalilum dhe magnesium, si dhe preparatet me origjinë bimore.
Patjetër mos harroni të konsumoni sa më shumë ujë.