Lajmet e fundit

Kur ju këndoni vibracionet muzikore lëvizin në ju, duke bërë kështu të ndryshojë peisazhi juaj fizik dhe emocional.
Duke parë që një numër i madh njerëzish kanë zgjedhur profesion të tyre këndimin, atëherë shkenca është vënë në aksion për të shpjeguar se si dicka e tillë sjell qetësim në njeriun dhe ka fuqi energjike në njerëz poashtu, transmeton Klan Kosova.
Sipas ekspertëve thuhet se të kënduarit është si një infuzion qetësues i përsosur i llojit të tillë që qetëson nervat tuaja dhe lartëson shpritin tuaj, shkruan Times, transmeton Klan Kosova.
Një hormon i lëshuar nga të kënduarit është i lidhur me ndjenjat e kënaqësisë, ajo mund të jetë nga ato të oksitocinës e që lehtëson ankthin dhe stresin. Hormoni i tillë gjithashtu rrit ndjenjen e besimit e që së bashku me këndimin ul ndjenjën e vetmisë dhe depresionit.
Përfitimet e të kënduarit rregullisht duken të jenë cumulative, e që sipas studimeve këngëtarët rezultojnë të kenë nivele të ulëta të kortizolit duke sjellë stres të pakt në jetën e tyre, transmeton Klan Kosova. Një hetim shumë paraprak sugjeron këndimin në grup e poashtu sipas studiueses Julene Johnson, thuhet se këndimi apo dëgjimi i tingujve muzikor heq ankthin dhe kontribuon në cilësinë e jetës, transmeton Klan Kosova.