17.03.2017 · përditësuar para 3425 dite1 min lexim
Shpesh ndodh që semaforët në Kosovë të krijojnë dilema të tilla, sikurse ky në rrugën për Fushë-Kosovë tek Tregu i Gjelbër.
Në semaforin e këmbësorëve sot në mëngjes kanë qenë të ndezura të dy dritat ajo e kuqja që tregon se këmbësori nuk guxon të kalojë, por edhe ngjyra e gjelbër që ua lejon kalimin, njofton Klan Kosova.
Këmbësorët këtë mëngjes është dashur të presin derisa veturat nga ana tjetër të ndalojnë, pastaj ata ta kalojnë.
Magjistralja Prishtinë – Fushë – Kosovë, konsiderohet si njëra ndër rrugët më të rrezikshme, pasi shumë shpesh në këtë pjesë ndodhin aksidente madje edhe që ua marrin jetën njerëzve.
klankososva.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.