Lajmet e fundit

Genc Prelvukaj, anëtari i grupit Etnon, përveç muzikës, të dielave është i zënë edhe me diçka tjetër.
Këngëtari shpesh herë poston në profilin e tij Instagram fotografi të ndryshme të natyres, ku pjesë e tyre është edhe vet ai.
Genci edhe sot postoi një të tillë, madje duke bërë me dije se ka ecur deri në një orë e gjysmë pa u ndalur, gjë që lë të kuptohet se ai i kushton rëndësi të madhe mënyrës së jetesës dhe shëndetit, njofton Klan Kosova.
Këngëtari jo pak herë e bënë këtë gjë, pasi që pothuajse çdo të dielë merret me aktivitete të ndryshme fizike.
Përndryshe Etnon së fundmi kanë publikuar këngën “Million” e cila ëshë mirëpritur nga publiku, duke vazhduar me këngën solo të Gencit që e këndoi ekskluzivisht në emisionin NIN në Klan Kosova të titulluar “I the jo zemrës tëndë”.
Përveç këtyre ai shumë shpejt do të publikoi edhe bashkëpunimin e tij me këngëtarën Kaltrina Selimi.
https://instagram.com/p/91Gn0XE77J/?taken-by=gencprelvukaj