Lajmet e fundit

Pini shumë ujë
Shumica prej nesh nuk pimë mjaftueshëm ujë gjatë ditës. Uji është esencial për funksionimin e trupit. Më shumë se 60% e trupit tonë përbëhet nga uji. Uji është i nevojshëm për funksionalitetin normal të trupit, që t’i largojë përbërësit e dëshmim dhe që ta shpërndajë oksigjenin në trup. Po ashtu konsumimi i shumtë i ujit, ju ndihmon që të humbni peshë.
Flini mjaftueshëm
Kur ju nuk bëni gjumë të mjaftueshëm, mungesën e tij e kompensoni duke ngrënë më shumë. Dhe zakonisht ato që i hani janë fast food-e. Gjithashtu mungesa e gjumit, shkakton plakje të parakohshme, dhe ju nuk do ta donit këtë.
Ushtroni
Bëni ushtrime, jo vetëm 2, 3 herë në javë, por çdo ditë. Lëvizjet janë jetë. Studimet kanë treguar se ushtrimet janë shumë të dobishme për shëndetin tonë. Ushtrimet jua zgjasin jetën, ju mbrojnë nga sëmundjet dhe ju ndihmojnë të rrini në formë.
Hani fruta
Frutat janë burim i vitaminave dhe mineraleve. Përmes portokallit dhe limonit mund të merrni shumë më shumë vitamina C sesa prej pilulave. Mbusheni pjatën me pemët më jo kalorike: Bostan, Avokado, Molla, Greipfruta, Kivi, Dredhëza dhe kajsia.
Konsumoni perime
Sikurse frutat edhe perimet janë jashtëzakonisht të dobishme për shëndetin. Perimet që duhet të konsumohen dhe që janë shumë të rëndësishme, janë fasulet, karotat, shpargu dhe kërpudhat.
Duajeni veten
Që të jetoni shëndetshëm, nuk janë të rëndësishme vetëm ato që i hani. Por edhe gjendja juaj emocionale dhe psikologjike. Që të jetoni shëndetshëm është shumë e rëndësishme që ta duani veten dhe të silleni mirë ndaj vetes tuaj.
Pastrojeni veten nga negativiteti
Nuk duhet ta mbushni mendjen dhe jetën tuaj me negativitet. Mundohuni që tu jepni gjërave kahe pozitive. Apetiti i madh shkaktohet te njerëzit edhe kur ata nuk janë të lumtur. Njeriu e manifeston palumturinë me ngrënie. Mendimet negative shkaktojnë palumturi, palumturia ju bën të hani dhe si rezultat do të shtoni në peshë, e cila nuk është aspak e shëndetshme.
Mos pini alkool
Është vërtetuar vazhdimisht se alkooli ka efekte negative në trup dhe shëndet. Alkooli ndikon shumë në funksionimin e trurit, mëlçisë, mushkërive dhe organeve të tjera.
Mos pini duhan
Tashmë është e ditur, se cilat janë efektet negative të duhanit. Duhet të ndaloni së piri duhan sa më shpejtë që të jetë e mundur.