Lajmet e fundit

Sfidat i kanë të mëdha, e punët lëmsh. Prandaj për t'i zgjidhur ato, e kanë edhe një instalacion që duhet goxha punë në mënyrë që të thyhen barrierat e fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Për të lehtësuar zgjidhjen e këtyre problemeve u dhanë premtime nga zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi e cila tha se gjatë këtij mandati do të rrisin numrin e asistentëve për këtë kategori të fëmijëve, raporton Klan Kosova.
Veç infrastrukturës që mungon, fëmijët me aftësi të kufizuara bashkë me prindërit e tyre kanë edhe tjera halle si: mentaliteti i shoqërisë, mungesën e përfitimeve e mungesën e shërbimeve adekuate.
Në këtë ngjarje, pos që u kërkuan ndryshime ligjore, u përmendën edhe masat e BE-së ndaj Kosovës, ani se nuk u specifikua nëse ato prekin direkt fondet për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Fushata e UNICEF-it dhe BE-së për gjithpërfshirje do të zgjasë deri në nëntor të vitit tjetër, derisa do të promovohet edhe në komuna tjera. /Klankosova.tv