Lajmet e fundit

Kryeministri Kosovar Isa Muatafa dhe ai serb Ivica Daciq, do të takohen të hënën në një raund të ri bisedimesh për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, shkruan gazeta Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Burime të brendshme të gazetës SERBE Tanjug, kanë bërë të ditur se pritet progres në implementimin e marrëveshjes së Brukselit. Burimi ka kërkuar të mbetet anonim, duke thënë se Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ende nuk ua ka dërguar ftesat zyrtare dy kryeministrave.
Çështjet të cilat ende nuk janë diskutuar mes palëve dhe që mbeten të hapura, janë telekomunikacioni, energjia dhe Parku i Paqes në Mitrovicë, të cilin Serbët e kanë ndërtuar që t’i parandalojnë sulmet konstante nga shqiptarët në pjesën jugore të qytetit, shkruan gazeta serbe Tanjug.