Lajmet e fundit

14 Nëntori është Dita Botërore e Diabetit, ditë e cila në shumë pjesë të Botës kalon duke mësuar dhe informuar popullatën lidhur me këtë sëmundje që është duke shkaktuar “ pandemi globale” , njofton Klan Kosova.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë, Shoqata e Endokrinologëve dhe Diabetologëve të Kosovës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë me datën 14 Nëntor 2016, do të shënojnë Ditën Botërore të Diabetit në të gjitha qendrat Rajonale të Kosovës: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë.
Për këtë qëllim do të ketë aktivitete të shumta duke filluar me mbajtjen e Konferencës për media, mbajtja e ligjëratave nëpër shkolla, institucione shëndetësore, mesazhet në radio, e gjer tek manifestimet në rrugë, ku do të bëhet shpërndarja e materialeve edukativo shëndetësore për kalimtarët e rastit.