Lajmet e fundit

Serbia të hënën tjetër do të hapë Kapitullin e 26 (Kulturë dhe Edukim) dhe Kapitullin e 20 (Ndërmarrësi dhe Industri) të bisedimeve për hyrje në Bashkimin Evropian, shkruan Tanjug.
Më tej thuhet se këtë e kanë konfirmuar të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, pas një takimi këtë të mërkurë, transmeton Klan Kosova.
Pas konsensusit të së martës nga takimi i përfaqësuesve të Grupit të Punës në Këshillin e BE-së për hapjen e kapitullit të 20, ambasadorët kanë konfirmuar vendimin pa debatim të mëtejmë.