Lajmet e fundit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, e ka përcaktuar ditën e hënë për të mbajtur mbledhjen e radhës, njofton Klan Kosova.
Funksionimi dhe puna e kuvendit është bllokuar nga treshja opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, duke mos lejuar që asnjë seancë e sesionit vjeshtor të mos zhvillohet. Kjo për shkak të mospajtimeve të thella me vendimet e qeverisë, për të nënshkruar Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë dhe marrëveshjen me Malin e Zi për përcaktimin e demarkacionit të ri shtetëror.
Gjatë kësaj mbledhjeje, kryesia e Kuvendit do të vendosë për seancën e ardhshme parlamentare dhe për rendin e ditës së seancës.