Lajmet e fundit

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, është vendosur të mbahet seancë e rregullt të hënën.
Poashtu, Tahiri tha se ka paraqitur kërkesën për një seancë të jashtëzakonshme për diskutimin në Kuvend për gjendjen e krijuar në veri.
“U dakorduam me shefat e grupeve parlamentare të diskutojmë për datën dhe kohën pasi që ishte një mbështetje e tyre. Në takim nuk ishte kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes mirëpo u dakorduam që me shefat të diskutojmë këtë çështje paraprakisht”, tha ai.
“Të gjitha partitë politike e shohin shumë saktë se gjendja e krijuar në veri është shumë serioze është temë që tejkalon agjendat politike të ngushta partiake, temë që duhet të merret me seriozitet”, tha tutje Tahiri, njofton Klankosova.tv.