06.03.2017 · përditësuar para 3436 dite1 min lexim
Të gjithë duhet të përkulemi para veprës dhe heroizmit të Familjes Jashari, ka thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pas homazheve që bëri tek kompleksi memorial “Adem Jashari”, në kuadër të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ne të gjithë vlerësojmë se vepra heroike e komandantit legjendar Adem Jashari e Shaban dhe Hamza Jashari, e familjes Jashari janë vepra që kapërcejnë kornizat e historive të flijimit të tillë për liri të vendit dhe për mbrojtje të pragut të shtëpisë”, ka thënë Mustafa, njofton Klan Kosova.
“Është vepër që meriton respekt të veçantë nga të gjithë ne dhe para së cilës përkulemi të gjithë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.