Lajmet e fundit

Shume këngëtarë, aktorë, njerëz nga bota e artit shqiptar, por edhe shumë politikanë, analistë e të tjerë janë vënë në mbështetje të filmit kosovar SHOK, që sonte mund të bëjë historinë duke fituar Oscarin.
Yjet e këngës si Ledri Vula, Ryva Kajtazi, Kaltrina Selimi, Genta Ismaili e shumë të tjerë kanë shkruar statuse mbështetëse nëpër llogaritë e tyre në rrjetet sociale për SHOK-un.
Mbrapa nuk kanë mbetur as shumë analistë politikë, por edhe politikanë të shumtë.
Madje, edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shkruar në Facebook se të gjithë duhet të lutemi sonte që SHOK të fitojë çmimin më prestigjioz në botë për artin e shtatë.