Lajmet e fundit

Bashkimi Evropian ështëi vendosur që në tokën evropiane të mos përsëriten më vrasjet masive, por në fakt, 22 vjet më parë, kemi dështuar dhe për këtë arsye ne jemi të gjithë përgjegjës,
Kështu ka deklaruar ambasadori Lars Gunnar Vigemark, shef i delegacionit të BE-së në Bosnje, në shënimin e 22 vjetorit të masakrës së Srebrenicës, transmeton Klan Kosova
Vigemark në Potoçari, ka thënë se "më shumë se dy dekada më parë në zemër të Evropës, para syve tanë ka ndodhur tragjedia".
Masakra e Srebrenicës ishte më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore ku u vranë barbarisht mbi 8000 civilë të paarmatosur, transmeton Klan Kosova.