Lajmet e fundit

Nëse ju ka qëlluar të jeni në Berlin gjatë javës së kaluar, keni mundur të shihni diçka të pazakontë: një grup i grave veshur më të brendshmet e tyre, duke ecur me buzëqeshje shumë të mëdha në fytyrat e tyre.
Të martën, fotografja dhe modelja me mbipeshë, Silvana Denker grumbulloi njerëzit e të gjitha formave dhe madhësive për një mision të caktuar.
Projekti i saj i ri, BodyLove, shpreson për të përhapur mesazhin se bukuria vjen në forma të ndryshme, duke mbledhur njerëzit e çdo moshe, gjinie, dhe peshe trupore të shfaqë trupat që ne rrallë shohim në media.
Për këtë ndalesë në projektin BodyLove, gratë shkruan “Body Love” dhe mesazhe pozitiviteti në trupat e tyre, pastaj ecën së bashku nëpër rrugët e Berlinit në vetëm të brendshmet e tyre, transmeton Klan Kosova.
Silvana kishte dërguar mesazhin e saj në rrugët e Siegen, Koblenz, Hamburg dhe Cologne dhe shpreson se projekti mund të përhapet në mbarë botën.
Ndalesa e ardhshme do të jetë në Shtutgart më 19 dhjetor, e më pas në Mynih, Leipzig, dhe Rostock në 2016.
"Unë dua të arrij sa më shumë njerëz të jetë e mundur dhe të bëjë më shumë njerëz të binden se pamja e tyre është gjithmonë e bukur” ka shkruar Silvana në një deklaratë për shtyp.