Lajmet e fundit

Rreth dështimit të miratimit të rezolutës për negociim të kufijve ndaj ndonjë udhëheqësi të Kosovës, kanë shkruar edhe mediat ndërkombëtare.
Në artikullin e publikuar nga The Washington Post, shkruan se pavarësisht se kjo rezulutë u mbështet nga të gjitha partitë politike, ajo përsëri përfundimisht dështoi për tu votuar, njofton Klan Kosova.
Kjo sipas tyre për shkak të abstenimeve të shkaktuara nga mosmarrëveshjet politike.
Më tej theksohet ideja e presidenti Hashim Thaçi që favorizon një "korrigjim kufitar" duke marrë Luginën e Preshevës jugore të Serbisë, por duke mos dhënë asgjë në këmbim.
Rezoluta e cila pengonte ndonjë udhëheqës institucional përfshirë dhe presidentin për të negociuar ndryshimet kufitare me Serbinë, ishte propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.