Lajmet e fundit

Është hapur qendra më e madhe e votimit në Pejë në shkollën e mesme teknike “Shaban Spahija”, njofton Klan Kosova.
Menaxheri i kësaj qendre, Arben Gjikolli, në një lidhje direkte në Klan Kosova tha se gjithçka ka filluar me rregull. Ai tutje tregoi se në këtë qendër votojnë rreth 11667 qytetarët, të cilët janë ndër votuesit më të rregulltë në Pejë.