Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka qëndruar për dy ditë në vendlindjen e saj në Kosovë.
Ajo këtë herë nuk erdhi për të xhiruar videoklip apo për ndonjë koncert, por me mision bamirësie.
Të gjitha detajet e vizitës së saj i ka bërë sot të ditura Zyra e UNICEF-it në Kosovë.
https://www.instagram.com/p/BwFLoP4nybv/
Njoftimi i plotë:
Mbështetësja e profilit të lartë të UNICEF-it në Mbretërinë e Bashkuar, Rita Ora, personalisht i befasoi më shumë se 400 fëmijë dhe të rinj në vendin e saj të lindjes në Kosovë, kur ajo hyri për të përshëndetur një grup të madh të të rinjve.
Këngëtarja bëri një vizitë të papritur në “Activate Talk”në Prishtinë, në ngjarjen vjetore të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë e cila promovon iniciativa të reja të zhvilluara nga të rinjtë e përfshirë në UPSHIFT.
Rita Ora udhëtoi në Kosovë këtë javë në mbështetje të fushatës për ndihmë financiare për fushatat bamirëse të UNICEF-it si dhe për të parë se si programet e UNICEF-it po përmirësojnë shëndetin e fëmijës, zhvillimin e fëmijërisë së hershme dhe edukimit në komunitetet e margjinalizuara.
Rita e lindur në Kosovë e cila u largua nga vendi kur ishte një vjeçare, gjithashtu mori pjesë në një sesion të fuqizimit të të rinjve dhe kaloi kohë duke takuar individualisht të rinjtë që po mbështeten nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë.
"Unë jam shumë e lumtur që jam kthyer në Kosovë dhe jam e privilegjuar të takoj fëmijët dhe familjet e mbështetura nga Unicef. Ky është udhëtimi im i parë me UNICEF-in dhe me programet që ndikojnë pozitivisht në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve, gjatë vizitave në shtëpi, dhe sa është e rëndësishme për të gjithë ne që të vazhdojmë të mbështesim Unicef-in”, tha Rita.
"Nuk mund të presë të ju tregoj më shumë për punën që bën UNICEF-i, për njerëzit që kam takuar dhe pse jam aq krenare që jam e përfshirë në Soccer Aid për UNICEF këtë vit."
Vizita e Ritas në Kosovë ishte në mbështetje të Soccer Aid për UNICEF. Rita ka qenë përkrahëse, aktiviste dhe avokuese e Unicef UK që nga viti 2013.
https://www.youtube.com/watch?v=JQqzB1rAjqk
klankosova.tv