Lajmet e fundit
Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën"në bashkëpunim me komunën e Prishtinës dhe organizatën “Green Art Center” do të festojnë Ditën e Evropës duke pastruar dhe gjelbëruar Prishtinën.

Në kuadër të manifestimit të kësaj dite, organizohet një aksion për pastrimin e deponive ilegale të mbeturinave në “Rrugën B” në Prishtinë.
Bëhet e ditur se këtij aksioni do t`i bashkohet me makinerinë e saj edhe Ndërmarrja Ndërtimore "SH.P.K Rexha" nga Prishtina.
Përpos pastrimit të deponive në këtë lagje, Ndërmarrja Publike Komunale "Hortikultura së bashku me vullnetarët nga organizatat pjesëmarrëse do të bëjë mbjelljen e drunjve dekorativ dhe barit.
Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” iu ka bërë thirrje poashtu të gjithë banorëve të lagjes Kodra e Diellit që të bëhen pjesë e këtij aksioni që nis më 9 maj në orën 10:00.