Lajmet e fundit

Një natë dimri gjatë vitit të kaluar, i ati i dhuroi një ditar me shënime nga jeta e tij. Fillimisht mendoi se nuk do të bënte asgjë me të, por kur jeta e të atit ndryshoi, nisi ta shfletonte sërish. Sa më shumë e shfletonte, kuptonte se zbulonte një thesar me vlera të jashtëzakonshme.
Bëhet fjalë për poeten dhe shkrimtaren Irma Kurti, e cila dhimbjet dhe gëzimet përmes pikash loti i ka jetësuar në një roman. Në një intervistë për “Shekulli”-n, poetja tregon për paragjykimet e të qenit emigrante, por edhe për emocionet e çmimit PEN në vendin e saj.
Bashkëshorti i saj italian, Biago Fortini, i cili na tregon se poetja shqiptare, ia ka “injektuar” edhe atij dashurinë për letërsinë, prandaj jo vetëm e shoqëron kudo nëpër takimet letrare, por edhe e ndihmon në realizimin e kopertinave e librave që boton.
Zonja Kurti, pas shumë çmimesh jashtë vendit, vlerësoheni nga PEN si poetja e vitit edhe në Shqipëri. Si ndiheni?
Ardhja ime në Shqipëri është vërtet kënaqësi dhe gëzim. Një çmim që e kam ëndërruar shumë herë, më dukej aq sa e mundur edhe e parealizueshme. Më dukej kështu, sepse tekstet e këngëve që kam bërë janë vlerësuar, por asnjëherë nuk ka qenë një çmim në të cilin vlerësohesha unë.
Çmimi i fundit që kam marrë në Shqipëri ka qenë në vitin 1989, në një konkurs me rastin e 45-Vjetorit të Çlirimit të Atdheut.
E kisha ëndërruar shumë këtë çmim, sepse kur shkruaj kam në mendje lexuesin shqiptar. Ëndrra ime është që të thosha në gjuhën time: Faleminderit. Jam e kënaqur që PEN më vlerësoi si poeten e vitit 2015, preka një ëndërr me dorë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë: