Një fotografi nga seti i filmit të ri “Han Solo”, personazhit të famshëm nga Star Wars, sugjeron që gruaja e personazhit Chewbacca mund të shfaqet në filmin e ri.
Pasi publikoi një fotografi nga seti muajin e kaluar, regjisori i këtij filmi, Ron Howard, sërish ka ngjallur diskutim te fansat e Star Wars pasi që ka publikuar një fotografi prapa skenave.
Në fotografi shihet Chewbacca duke përqafuar një tjetër ‘wookie’ e që i ka bërë fansat të mendojnë se ajo është gruaja e tij.
https://twitter.com/RealRonHoward/status/886868438014210048
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.