Lajmet e fundit

Fisnik Murataj dhe e fejuara e tij Nazia Aham, janë dy të rinjtë që humbën jetën ditën e sotme në një aksident tragjik në Fier.
Në orët e para të mëngjesit, dëshmitarët në fshatin Varibop lajmëruan se kishin gjetur një automjet tip “Suzuki” të rënë në kanal.
Tre personat e përfshirë në aksident po ktheheshin nga dasma për në shtëpi. Viktimat mendohet të jenë nga fshati Kute.
Në fillim u bë e mundur nxjerrja e trupit të gruas së pajetë e cila ndodhej në sediljen e pasme të automjetit, shkruan Lapsi.
