Lajmet e fundit

Ergi Dini – fitues i X Factor Albania në vitin 2014, ndërroi jetë tragjikisht pak orë më parë në QSTU, pas një aksident trafiku të ndodhur rreth orës 21:20 në kryeqytetin e Shqipërisë, njofton Klan Kosova.
Ky lajm i ka tronditur shumë kolegë të këngëtarit tashmë të ndjerë.
Përmes rrjetit social Instagram, Ardit Gjebrea, Kastro Zizo, Rozana Radi, Stresi, Greta Koçi, Valbona Selimllari, Big Bama e Enxhi Nasufi, ishin disa nga të famshmit që kanë mbetur të shokuar nga ky lajm tragjik.
“Dhimbje pa fund, për një artist si ty! RIP #ergidini
Ngushëllime nga zemra familjes!”, ka shkruar Gjebrea nën një fotografi të Ergit të postuar në llogarinë e tij në Iunstagram.
Ndërsa kolegia e tij, e cila poashtu ishte konkurrente në X Factor Albania, Enxhi Nasufi, ka shkruar: “O ergggg o zemer, Se besoj dot qe sje me ketu”.
https://www.instagram.com/p/BNFw0kKjvvs/?taken-by=stresi
https://www.instagram.com/p/BNFw7pgAYnI/?taken-by=valbonaselimllari
https://www.instagram.com/p/BNFup-dD2oT/?taken-by=kastro_zizo_
https://www.instagram.com/p/BNFvGkVBjgb/?taken-by=arditgjebrea
https://www.instagram.com/p/BNFvEbfDwly/?taken-by=bigitos
https://www.instagram.com/p/BNFulDkhKOe/?taken-by=enxhinasufi