Hollivudi po mban zi për vdekjen e Cameron Boyce.
Pasi familja e tij njoftoi se ylli i Dinsey vdiq tragjikisht në moshën 20 vjeçare, të famshmit shfrytëzuan Tëitter-in për të kujtuar aktorin, transmeton Klan Kosova.
“Pusho i qetë Cameron Boyce. Ne asnjëherë nuk e dimë çfarë mund të ndodhë”, ka shkruar Jessie Paege.
“Pusho i qetë”, kanë shkruar Alban Bersten dhe Trevor Moran.
“Jam zemërthyer. Nuk dua që kjo të jetë e vërtetë. Të duam legjend”, ka shkruar Ricky Dillon.
“E dhimbshme për të dëgjuar këtë. Ai ishte vetëm 20 vjeçar dhe shumë special”, shkroi Khleo Thomas.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.