Lajmet e fundit

Të famshmit kanë reaguar ndaj historisë tronditëse që ndodhi në ditën e djeshme në kopshtin zologjik në Cincinnati - Vrasja e gorillas së quajtur Harambe, pasi një djalë katër vjeçar rrëshqiti brenda kafazit, transmeton Klan Kosova.
Kate McPhe, Zelda Williams dhe Charlamagne Tha God, ishin vetëm disa prej tyre që shfrytëzuan rrjetet sociale për të shprehur mllefin ndaj kopshteve zologjike dhe situatave të tilla.
“Për këtë shkak i urrej kopshtet zologjike. Kjo gorilla e ndjerë” – Kate McPche.
“Mbani lloj-lloj kafshësh, dhe ende nuk e keni siguruar që fëmijët të mos bien në këso vendesh?” – Zelda Williams.
“Gorilla 17vjeçare është qëlluar për vdekje pasi që djali katër vjeçar ra brenda saj. Ku ishin prindërit” – Trevor Donova.
“Javën e kaluar një njeri i zhveshur hyri brenda kafazit të luanëve, tani ky djalë në kafazin e gorillas. Kafshë të bukura dhe të pafajshme u vranë” – Holly Robinson Peete.