Lajmet e fundit

Edhe të famshmit e kanë shprehur solidaritetin e tyre me familjet e viktimave që i shkaktoi sulmi terrorist i Al-Qaeda’s me 11 shtator të vitit 2001.
Që nga ajo ditë janë bërë 14 vjet dhe këngëtaret Beyonce e Alicia Keys si dhe tenistja Serena Williams, janë në mesin e të famshmëve që ndanë mesazhe emocionale në rrjetet sociale, duke kërkuar nga njerëzit që të mbesin të fortë dhe të mos e harrojnë kurrë ditën kur dy aeroplanët goditën Kullat Binjake në New York.
Më shumë se 2,800 persona ishin vrarë në këtë sulm.