Lajmet e fundit

Charlie Murphy vdiq në moshën 57-vjeçare, pas një beteje me leukemi.
Që kur lajmi u bë publik, shumë të famshëm kanë shfrytëzuar mediat sociale për të kujtuar komedianin tashmë të ndjerë.
Në qoftë se ju nuk e dini, Charlie ishte vëllai I aktorit të njohur Eddie Murphy, transmeton Klan Kosova.
Të famshëm duke përfshirë Chris Rock, Gabrielle Union, Bow Wow, dhe më shumë, dërguan mesazhe ngushëllime pas lajmit tragjik.
Chris Rock: “Ne sapo kemi humbur njërin ndër vëllezërit më qesharak të të gjitha kohërave. Pusho në paqe”.
Lil Rel Howery: “Është e rëndë të dëgjoj se njëri ndër njerëzit më real ka vdekur”.
Wendy Williams: “Prehu në paqe Charlie Murphy. Faleminderit për të qeshurat. Do të na mungosh”.
Eric Gordon: “Prehu në paqe Charlie Murphy. Ai ishte shumë qesharak. Do të na mungosh shumë”.