Lajmet e fundit

Edhe aktori i njohur, Arnold Schwarzenegger, përmes një postimi në Instahram uroi të gjithë amerikanët.
"Gëzuar Katër Korrikun! Gjithmonë them se kam lindur në Austri dhe jam rritur në Amerikë. Ëndrrat e mia do të ishin të pamundura diku tjetër, kështu që sot dhe çdo ditë, unë jam mirënjohës për Shtetet e Bashkuara. Dhe unë gjithmonë do të luftoj që vendi ynë të jetë më i mirë, sepse të jesh vendi më i madh në botë nuk është e lehtë".
Edhe aktorja me famë botërore, Kate Hudson mesa duket këtë ditë e festoi me dy personat më të dashur për të, ajo në Instagram postoi një fotografi me mbishkrimin “Akullore dhe gjumë i lehtë...perfekte”.
Ndërsa këngëtarja Katy Perry tregoi se ajo dhe i dashuri i saj po e kalojnë kohën më të mirë të jetës së tyre, teksa në një foto ku e ka postuar shihen shumë të dashuruar dhe duke festuar 4 Korrikun.
.