Lajmet e fundit

Për një karrierë, famë dhe rini të përjetshme, shumë prej yjeve janë të gatshëm për çdo gjë, madje edhe për kirugji plastike.
Disa prej tyre e kanë zvogëluar hundën, i kanë fryer buzët, e shumë të tjera kanë rritur gjoksin dhe kanë bërë ndërhyrje të tjera.
Por le të shohim nëse kirurgjia plastike ka ndihmuar për të hequr disavantazhet?
Jennifer Aniston- e cila u bë e famshme në vitet e 90-ta pas serisë ''Friends'', nuk i ka pëlqyer hunda e saj, për këtë arsye ajo ka vendosur t'i kthehet plastikës. Pak më vonë aktorja ka vendosur ta rrisë edhe gjoksin e saj.
Megan Fox- ka ndryshuar veten e saj pothuaj se të tërën, aktorja amerikane ka ndryshuar hundën e saj duke e bërë atë të mprehtë dhe të ngushtë, ka bërë implant në mollëza, në gjoks,dhe ka fryer buzët.
Donatella Versace-ishte grua mjaft e zakonshme dhe dukej si një zonjë e bukur, deri sa ajo vendosi për t'i fryrë buzët bile atë më shumë se tri herë, dhe në fund rezultati nuk doli të jetë i mirë.
Mariah Carey- ka provuar çdo gjë në fytyrë e saj.
Sarah Jessica Parker- ka ndërhyrje në hundë dhe ka bërë mjaft ndërhyrje të tjera në fytyrë.