Lajmet e fundit

Rihanna
Skandali i 2009-ës që solli ndarjen e çiftit të famshëm Rihanna-Brown na kujtoi se dhuna nuk kursen as një prej femrave më të njohura.
Halle Berry
Në një intervistë për NBC Halle Berry rrëfeu për eksperiencën e saj të fëmijërisë me dhunën në familje. Ajo tregoi se i ati dhunonte mamanë dhe motrën e aktores. Historia u përsërit më pas edhe me një lidhje të aktores, kur ish-i dashuri e dhunoi atë dhe kështu aktorja humbi 80% të dëgjimit në veshin e djathtë. Sot, Halle Berry është avokate për viktimat e dhunës në familje.
Tina Turner
Martesa tejet e trazuar e këngëtares së famshmë mori fund kur Turner vendosi që të ishte hera e fundit që bashkëshorti i saj abuziv ta dhunonte. Çifti u divorcua në 1976 dhe pas divorcit këngëtarja gjeti forcën t'i rikthehej karrierës së saj muzikore.
Charlize Theron
Theron ka jetuar më një baba abuziv, alkolist i cili ka tentuar të vrasë aktoren dhe të ëmën e saj. Kur Charlize ishte 15-vjeç, mamaja e saj Gerda, qëlloi për vdekje bashkëshortin për vetmbrojtje. Aktorja ka preferuar të mos flasë për këtë incident por ka hapur disa qëndra në vendlindje për të ndihmuar gratë e dhunuara.
Whitney Houston
Martesa e ikonës së ndjerë të muzikës pop me Bobby Brown ka rezultuar me një sërë tragjedish, një prej të cilave ka qënë historia e abuzimit. Brown u arrestua në vitin 2003 për dhunën e ushtruar ndaj Houston por çuditërisht çifti u pa në rrugë përdore të nesërme. Martesa problematike e tyre do të merrte fund me divorcin në 2007-ën.
Evelyn Lozada
Martesa e Evelyn Lozada me Chad Johnson u shkatërrua më pak se 6 muaj pasi çifti tha "Po, pranoj" kur Johnson u dënua për ushtrim dhune pas një zënke me modelen. Evelyn rrëfeu se ajo ishte goditur nga sportisti edhe në të kaluarën. Që nga ajo kohë të dy janë ndarë.
Mariah Carey
Carey u njoh me bashkëshortin e parë dhe ish-menaxherin, Tommy Mottola, kur ishte vetëm 18-vjeç. Çifti u martua në 1993-in dhe u divorcua 5 vite më pas. U deshën 5 vite që këngëtarja e famshme të fliste publikisht për dhunën e përjetuar në marrëdhënien e saj abuzive.
La Toya Jackson
Abuzimi është përfolur disa herë në familjen Jackson dhe historia u përsërit kur La Toya u martua me menaxherin e saj, Jack Gordon në 1987. Më vonë La Toya pohoi martesën abuzive pasi Gordon e dhunoi atë thuajse për vdekje. Çifti u divorcua në 1997 dhe pas ndarjes La Toya i bënte thirrje femrave të tjera duke thënë: 'Nëse ai ju qëllon njëherë, dijeni se do t'ju qëlloj sërish, ndaj ju lutem largohuni nga një marrëdhënie e tillë'.
Pamela Anderson
Gjatë marrëdhënies së tyre të trazuar, bateristi Tommy Lee kaloi 4 muaj në burg pasi pranoi se ai kishte ushtruar dhunë ndaj Pamela Anderson teksa kjo e fundit ka qënë duke mbajtur në krah djalin e tyre të vogël./
Madonna
Sot mbretëresha e muzikës konsiderohet një femër e fuqishme por më herët në 1980-ën flitet se ajo ka qënë e dhunuar nga bashkëshorti i atëhershëm, aktori Sean Penn, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj Madonna-s./anabel.al