Lajmet e fundit

Protesta para kryeministrisë nuk ka afat.
Me kalimin e orëve studentët u reduktuan por një pjesë e tyre do ta kalojnë sërish natën poshtë zyrës së kryeministrit.
Banorë të ndryshëm ndihmuan me ushqime dhe batanije që studentët ta sfidojnë të ftohtit ndërsa ata vetë ndezën në mbrëmje një vatër zjarri për t’u ngrohur.
Në mini podiumin e ngritur u bë thirrje herë pas here që protesta të zhvendoset para Parlamentit por vendimi përfundimtar pritet të merret të enjten në koordinim edhe me protestuesit tek Ministria e Arsimit, shkruan Top Channel.
Përgjatë paradites policia qëndroi larg protestës ndërsa në mbrëmje u vendosën kordona para godinës së kryeministrisë.