27.03.2017 · përditësuar para 3414 dite1 min lexim
Kaluan më shumë se pesë muaj që kur herën e fundit ishin në mbledhje të kryesisë së Kuvendit përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare si këtë të hënë, njofton Klan Kosova.
Interesimi më i madh ishte për pjesëmarrjen e përfaqësuesit e Listës Serbe që i dhanë fund bojkotit të punës së institucioneve kosovare.
Këtë mbledhje në përbërje të plotë e udhëhoqi nënkryetari, Xhavit Haliti, për shkak të mungesës së kryetarit Kadri Veseli.
Në takimin që zgjati më shumë se një orë u vendos që të enjten dhe të premten të ketë seancë plenare.
E në asnjërën nga to nuk do të jetë Projektligji për Ushtrinë, pasi që Qeveria nuk ka proceduar.
Kjo situatë sipas subjektit më të madh opozitar është zmbrapsje e Presidentit, Hashim Thaçi, karshi Ligjit, që e propozoi ai.
Kronikë nga Besnik Tahiri.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.