Lajmet e fundit

Tre nga katër të dyshuarit për vrasjen e XXXTentacion e njihnin njëri-tjetrin, dhe kishin kaluar kohë së bashku duke shpenzuar shuma të mëdha parash.
Kjo është parë edhe në një video të realizuar një javë para vrasjes së reperit.
Dedrick Williams, Robert Allen dhe Trayvon Newsome, ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë për vrasje të shkallës së parë, kishin postuar një video të rrethuar me para në Florida.
I dyshuari i katërt, Michael Boatwright, nuk shihet në këtë video.
Policia tashmë ka arrestuar Williams dhe Boatwright, përderisa dy të dyshuarit e tjerë janë ende në kërkim.