Lajmet e fundit

Në një vend si Kosova, ku papunësia kalon shifrën prej 27 për qind, kjo gjendje konsiderohet si një nga problemet dhe preokupimet më të mëdha, me të cilat ballafaqohet shoqëria.
Shpresat për të gjetur një vend pune, shpesh nuk plotësohen as pas përfundimit të studimeve.
Madje, jo rrallë, problemet vijnë dhe bëhen edhe më të mëdha pas studimeve, pasi që të sapodiplomuarit nuk po arrijnë të aftësohen mjaftueshëm për tregun e punës, thonë hulumtimet e fundit, por edhe njohësit e fushës së arsimit dhe përfaqësuesit e bizneseve.
Ata konsiderojnë se cilësia e ulët e arsimit në nivelet e ulëta dhe të larta ka nisur të krijojë probleme të gjithëmbarshme në Kosovë.
Raporti i fundit i Bankës Botërore ka vë në pah se cilësia e ulët e arsimit dhe mospërputhja e shkathtësive në Kosovë, parandalojnë popullatën joaktive nga marrja dhe mbajtja e vendeve të mira të punës.