22.01.2016 · përditësuar para 3844 dite1 min lexim
Sipas parashikimeve meteorologjike temperaturat thellë nën zero do të jenë prezente vetëm edhe ditën e nesërme, kurse nga e diela do të ketë ngritje të temperaturave minimale dhe atyre maksimale, njofton Klan Kosova.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se “të dielën si rezultat i ngritjes së temperaturave në dy vlerat ekstremale ka mundësi që vende-vende të ketë reshje të dobëta bore”.
Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlerat e normales,në shumë vende pritet të ketë edhe mjegull, kurse era do të fryjë nga drejtimi verilindor me shpejtësi 1-3m/s.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.