Lajmet e fundit

Pesë të arrestuarve të rastit të “Badovcit” u është caktuar një muaj masë paraburgimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë, transmeton Klan Kosova.
Këta pesë persona u arrestuan të shtunën, 3 nga ta u kapën afër liqenit të Badovcit, ndërsa 2 të tjerë janë arrestuar gjatë ditës së shtunë në lokacione tjera.
Komunikata e plotë e Gjykatës Themelore të Prishtinës:
Gjykata Themelore në Prishtine-me rastin e vendosjes sipas Prokurorise Speciale te Kosoves per caktimin e mases se sigurise ndaj tani te pandehurve Besnik Latifi,Enis Latifi,Milazim Haxhiaj,Gazmend Haliti dhe Fehmi Musa, pas mbajtjes se seances degjimore ne daten 12.07.2015 ne daten 13.07.2015 vendosi qe te caktoi paraburgimin ne kohezgjatje prej 1 (nje) muaji llogaritur nga data e ndalimit perkatesisht arrestimit.
Masa e paraburgimit ndaj te pandehurve te lartepermendur eshte caktuar per arsye se ekziston dyshimi i bazuar se te njejtit kane kryer veprat penale Pergaditja e veprave terroriste ose veprave penale kunder rendit Kushtetues dhe Sigurise se Republikes se Kosoves nga neni 144 par. 4 lidhur me nenin 135 par.1 nenparagrafi 1.7 te Kodit Penal te Republikes se Kosoves. Gjykata i pranon si te bazuara pretendimet e prokurorise se sikur tani te pandehurit te gjendeshin ne liri mund te ndikojne ne rrjedha te procedures penale duke asgjesuar,ndryshuar apo falsifikuar provat e vepres penale apo se mund te ndikojne te deshimtaret te cilet akoma nuk jane ndegjuar,dhe masat tjera te sigurise nuk do te ishin adekuate.
Ankesa kunder vendimit per caktim te paraburgimit eshte e lejuar por nuk e shtyne ekzekutimin, keshtu qe te pandehurit do te mbahen ne paraburgim deri ne nje vendim tjeter.