Një grup prej gjashtë personash të paidentifikuar në Moskë kanë kryer një grabitje të armatosur.
Të njëjtit pasi hapën zjarr në mes të komunikacionit, sulmuan shoferin e një makine të tipit Mercedes, duke i grabitur atij të holla me vlerë prej 85.000 euro, njofton Klan Kosova.
Siç shkruajnë mediat e huaja, grabitësit bllokuan rrugën e viktimës në tre automjete, e pas grushteve që ia bënë, rrëmbejnë çantat me para dhe largohen nga vendi i ngjarjes.
Kjo grabitje e cila ndodhi në Leninsky, u realizua për hiç më shumë se 1 minutë.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.