18.05.2015 · përditësuar para 4094 dite1 min lexim
Taylor Swift ishte fituesve absolute në natën e ndarjes së çmimeve Billboard.
Ajo triumfoi në 8 kategori, mes të cilave edhe në atë për këngëtaren më të mirë, transmeton Klan Kosova.
Për dallim nga Swift, këngëtari Kanye West nuk pati natë të mirë. Atij i fishkëllyen gjatë performancës, por as efektet piroteknike nuk i shkuan në favor, pasi më shumë i ngjanin një zjarri.
Albumi më i mirë rock u zgjodh Ghost Stories i Coldplay, kurse Sam Smith këngëtari më i mirë i ri.
Në këtë ceremoni performuan edhe Van Halen, Britney Spears, Meghan Trainor dhe John Legend, Pitbull dhe Chris Brown.
ARTISTI/JA MË E MIRË I/E VITIT:Taylor SwiftKËNGËTARJA MË E MIRË FEMËR:Taylor SwiftRADIO HITI MË I MADH:John Legend, "All of Me"KËNGËTARI MË I MIRË MASHKULL:Sam SmithKËNGA MË E MIRË RAP:Iggy Azalea feat. Charli XCX, "Fancy"DUETI/GRUPI MË I MIRË:One DirectionKËNGËTARI MË I MIRË I RI:Sam SmithKËNGËTARI MË I MIRË R&B:Pharrell WilliamsKËNGËTARI/JA MË I/E MIRË RAP:Iggy AzaleaKËNGËTARI MË I MIRË ROCK:HozierPERFORMUESI MË I MIRË DANCE:Calvin HarrisKOLONA MË E MIRË ZANORE:"Frozen"ALBUMI MË I MIRË R&B:Pharrell Williams, "G.I.R.L."ALBUMI MË I MIRË RAP: Cole, "2014 Forest Hills Drive"ALBUMI MË I MIRË ROCK:Coldplay, "Ghost Stories"ALBUMI MË I MIRË DANCE:Lindsey Stirling, "Shatter Me"KËNGA MË E MIRË R&B:Pharrell Williams, "Happy"KËNGA MË E MIRË ROCK:Hozier, "Take Me to Church"KËNGA MË E MIRË DANCE:DJ Snake & Lil Jon, "Turn Down For What"
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.