Lajmet e fundit

Këngëtarja, Taylor Swift derisa po performonte në kuadër të turneut të saj “1989 World Tour” në Edmonton është sulmuar.
Swift ishte në skenë duke kënduar derisa dy fansa kanë kaluar sigurimin dhe i janë afruar këngëtares për ta kapur atë nga këmbët poshtë.
Këngëtarja 25 vjeçare shihet e tmerruar ndërsa sigurimi reagon shpejt duke larguar të dy djemtë, transmeton Klan Kosova.
Për fat të mirë, incidenti në këtë koncert përfundoi me kaq dhe nuk zgjati më shumë.