Lajmet e fundit

Kujdes, Kim Kardashian! Një avatar i ri po vjen në vend!
Taylor Swift po bëhet me lojën e saj personale të telefonave të mençur, të cilën do ta debutojë në fund të këtij viti. Do të dizajnohet nga Glu Mobile, e njëjta kompani që qëndron prapa lojës shumë të popullarizuar të Kim Kardashian “Hollywood”.
Në dy vjet sa është lansuar projekti, gruas së Kanye West i ka sjellur miliona – duke përfshirë 74 milionë dollarë vetëm në vitin 2014, transmeton Klan Kosova.
As Taylor dhe as kompania dizajnuese nuk kanë folur ende asgjë rreth asaj se çfarë do të përmbajë kjo lojë.
Me 85 koncerte të turneut të saj gjatë vitit të kaluar, ne presim që kjo sipërmarrje e re do ta rrisë pasurinë e Swift, duke e tejkaluar vlerën e pasurisë momentale prej 280 milionë dollarësh.