Lajmet e fundit

Taylor Swift e vizitoi një fanse shumë të veçantë të shtunën në spital.
Këngëtarja u ndal në Arizona Burn Centre në Phoenis për të parë Isabella McCune, e cila nuk është në gjendje të jetë prezente në koncertin e Taylor më 8 maj, pasi u dogj nga një aksident i tmerrshëm në muajin mars, transmeton Klan Kosova.
Tetëvjeçarja bëri një video për Taylor gjatë javës duke i thënë asaj se po shpreson të shkojë në koncert të martën në Glendale, por nuk është në gjendje për shkak të lëndimeve të saj.
“Kam dëgjuar që je këtu, ndoshta mund të vish të më vizitosh”, tha Isabella në video.
Vetëm pak ditë pasi u bë lutja, Taylor u paraqit në spital e veshur me kostumin e spitalit dhe e befasoi fansen e saj.