Lajmet e fundit

Nuk duhet të jetë befasi që Taylor Swift është në krye të shumë prej kategorive të Billboard duke parë se se ajo ka qëndruar shpesh herë në krye të listave gjatë vitit.
Albumi i saj “1989” ishte albumi më i shitur i vitit 2014, dhe kjo pothuajse ishte përsëritur në vitin 2015, por më pas erdhi kantautorja britanike Adele e cila e rrëzoi nga ky front.
Këtë vit, 1989 është në rrugën e duhur për të shitur rreth dy milionë kopje - jo keq për një album që arriti të shesë tre milionë e gjysmë kopje vitin e kaluar, duke e çuar totalin në mbi pesë milionë, transmeton Klan Kosova.
Në fakt, vetëm kohët e fundit 1989 u bë një nga vetëm pesë albume në histori që kalojnë të paktën një vit të tërë në top dhjetëshen e Billboard 200. Ndërsa albumi “25” i Adele ka shitur më shumë, Billboard ka përfunduar vitin e tyre pak më herët, kështu që me siguri albumi do të jetë në listimet e vitit tjetër.