Lajmet e fundit

Taylor Swift ka publikuar këngën e saj “Shake It Off" vitin e kaluar, por artisti i R&B, Jesse Braham, pretendon se ajo ka kopjuar tekstin e këngës së tij të vitit 2013 “Haters Gone Hate”.
Teksti i këngës së Jesse Braham dhe “Shake It Off” nga Taylor Swift kanë deri diku ngjashmëri, por ende nuk është e qartë nëse këngëtarja e ka marrë nismën pikërisht nga kënga “Haters Gone Hate”, shkruan TopChannel.
Sipas uebsajtit “New York Daily News”, ai kërkon një dëmshpërblim prej 42 milionë dollarësh dhe dëshiron që ta mbajë ai firmën e kësaj kënge.